Situata 4 - Në Aeroport

At The Airport

So hello everybody. As I said in Albanian I am at the airport now. I am at the airport and I’m totally alone here, there is nobody, there is nobody. It’s just me waiting for my plane but this is because I bought the ticket… I bought a ticket for a nine-hour transfer flight. So my ticket was a nine-hour transfer flight which means that I took my previous plane some hours before and now I have to wait here nine hours to take another plane so I reach my destination and now it’s one o’clock in the morning and there is nobody here.

My flight is at six o’clock in the morning so people have a lot of time to come. They are not crazy like me to… to stay at the airport for nine hours, but I… I thought about what I’m going to do these nine hours and I… and I decided to use this time and to make a video for you. I will tell you the whole procedure from buying a ticket to departing from the airport, what you have to do, because as you are learning English now it will be very useful for you to know how to buy your ticket and how to travel in different airports because all airports, they have the same… the same policy. So let’s continue now.

First of… First of all, to go by plane somewhere, you have to buy a ticket… you have to buy a ticket. How can you buy a ticket? There are three different ways:

You can buy a ticket at the airport; you can buy a ticket at the travel agency, and you... you can also buy a ticket online, so you can buy a ticket on the internet.

For me, it’s more convenient to buy a ticket online because it’s easier and you save a lot of time. You just go to the website and book the flight, so when you buy a ticket online or from agencies you don’t have the ticket, but you have the reservation or the booking which has a code… In the booking that you have, there is a code. You can use this code to make the check-in… to make the check-in online. Check-in is the process… through which you can get your ticket. The check-in can be made online or can be made at the airport. To make the check-in online you just have to go to the website of the airline that you have… you have made the reservation you… have made the reservation and to put the code of the booking and also your surname and then follow the steps and you can have your ticket on your mobile phone or on your computer. But there is also another way which requires you to go two hours earlier to the airport and to wait in the long queue to make the check-in at the... at the check-in desk of check-in at the... at the check-in desk of the airline. Both of the ways are not difficult but I prefer the online way because you save time and you can go to the airport half hour before your departure or one hour before your departure. You don’t need to go to the airport two hours before.

After you have your booking and you… you did the check-in… some airlines have the online check-in just two days before the flight and there are other airlines that have the online checking a lot of days before your departure. Then after you have made the check-in or you have made your booking, the day to go to the airport comes. You go to the airport and you go… There are two sections: the arrivals section and the departures section. Arrivals section is the section when you go and wait for your relatives or for your friends which are coming, so it is a the… it is the part when people… where people come to this airport, but if you want to leave from this airport, you have to go to the departure part… departure part… You have to go there and if you haven’t made the check-in online you have to go to the check-in desk.

After you make the check-in you go to the security control which is the control that controls your bags and your luggage, your baggage… So in this control, you have to know that the liquids part; water, and other liquids are not allowed. For the makeup things and for creams and other things that are liquid, you have to put them in a plastic bag and to take them out of your bag and to put in a separate… in a separate box because you will have different boxes there and you will put the liquid part in one box, you will put the electronic parts, so your... your phone, your tablet, your laptops everything electronic your watches everything will be put in a specific… in a specific box with electronic devices and the other part is your luggage and your bag.

Then you have to go through the security gate and if the gate doesn’t make any noise, it means that you are ok, if the gate.. if the gate makes a beep it means that you have some kind of metallic things on your body, so maybe you have forgotten to put your… to take off your watch or some other thing metallic or some jewelry, etc.

Then after you make the security control, you go to the… You have to find your gate. Your gate is the… it’s the gate where your plane will leave from. So you have to go there to find it out and then… the gate number can be found on the big screens that are everywhere in… in the airport. So after you go… after you find your gate on the information screen, you have to follow the… the signs to go to your gate and when you go to your gate. You have to wait till the gate opens and… then the… the lady or the gentleman will control the… the… the crew… the cabin crew will control your passport and your boarding pass or your ticket. If everything is all right…, and they also will see your luggage, if it is big enough or it’s bigger than it’s allowed, and if you have bigger luggage, then you have to pay extra money. And I advise you to be very careful, because if you have more… bigger luggage than normal…then it’s allowed, then you have to pay a lot. Sometimes it costs more than a flight because there are times that you can find flights…You can find a two-way flight for 20 euros and you have to pay for one small extra bag… You have to pay 30 euros because it depends on the airline. So you have to be very careful with the limit of the… luggage that you have, in order to not… in order not to pay more money than necessary. So after you complete everything, you board the plane, you find your seat which is written on your ticket and you are ready to fly. This is the whole procedure which you have to follow if you go to the airport and you have to travel somewhere by plane.

I hope you understood most of the things that I said, but of course, there are a lot of new words in what I explained because… we learned the airport “vocabulary” so, of course, you will have some difficulties. For more information, you have to go down in the description below and go to my website. On the website, you will… On the website, you will have everything written and translated. And also you have to activate the transcripts below CC in order to follow what I say during the video.

Në Aeroport

Pra, përshëndetje të gjithë. Siç e thashë në shqip, unë jam në aeroport tani. Unë jam në aeroport dhe jam krejtësisht e vetme këtu, nuk ka asnjë njeri, nuk ka asnjë njeri. Jam vetëm unë duke pritur avionin tim, por kjo është për shkak se e bleva biletën… Kam blerë një biletë me një fluturim me ndalesë nëntë orë . Pra, bileta ime ishte një fluturim me ndalesë nëntë orë, që do të thotë se e mora aeroplanin tim të mëparshëm disa orë përpara dhe tani duhet të pres këtu për nëntë orë për të marrë një aeroplan tjetër në mënyrë që të arrij destinacionin tim dhe tani është ora një në mëngjes dhe nuk ka asnjë njeri këtu.

Fluturimi im është në orën gjashtë të mëngjesit, kështu që njerëzit kanë shumë kohë për të ardhur. Ata nuk janë të çmendur si unë… të qëndrojnë në aeroport për nëntë orë, por unë… Mendova se çfarë do të bëj në këto nëntë orë dhe… dhe vendosa ta përdor këtë kohë dhe bëj një video për ju. Unë do t’ju tregoj të gjithë procedurën, nga blerja e një bilete deri kur te nisja nga aeroporti, çfarë duhet të bëni, sepse meqë jeni duke mësuar anglisht, tani do të jetë shumë e dobishme që ju të dini se si të blini biletën tuaj dhe si të udhëtoni në aeroporte të ndryshme, sepse të gjitha aeroportet, kanë të njëjtën … të njëjtën politikë/rregullore. Pra, le të vazhdojmë tani.

Së pari … Para së gjithash, për të shkuar me aeroplan diku, duhet të blini një biletë… duhet të blini një biletë. Si mund të blini një biletë? Ekzistojnë tri mënyra të ndryshme:

Ju mund të blini një biletë në aeroport; mund të blini një biletë në një agjenci udhëtimi; dhe gjithashtu mund të blini një biletë në linjë, pra mund të blini një biletë në internet.

Për mua është më e përshtatshme të blej një biletë në linjë, sepse është më e lehtë dhe kursen shumë kohë. Ju vetëm shkoni në faqen e internetit dhe rezervoni fluturimin, pra kur blini një biletë në internet ose nga agjencitë, nuk keni biletën, por ju keni rezervimin, ose prenotimin që ka një kod… Në rezervimin që keni, ka një kod. Ju mund të përdorni këtë kod për të bërë check-inin… për të bërë check-inin në linjë. Check-ini është procesi përmes të cilit mund të merrni biletën tuaj. Check-ini mund të bëhet në linjë ose mund të bëhet në aeroport. Për ta bërë në linjë, check-in ju duhet të shkoni në faqen e internetit të linjës ajrore që keni… që keni bërë rezervimin që… keni bërë rezervimin dhe duhet të vini kodin e rezervimit dhe gjithashtu mbiemrin tuaj dhe pastaj ndiqni hapat dhe mund të keni biletën tuaj në telefonin tuaj celular ose në kompjuterin tuaj. Por ka edhe një mënyrë tjetër e cila kërkon që ju të shkoni dy orë më parë në aeroport dhe të prisni në radhën e gjatë për të bërë check-inin në tavolinën e check-init të linjës ajrore. Të dy mënyrat nuk janë të vështira, por preferoj mënyrën në linjë, sepse ju kurseni kohën dhe mund të shkoni në aeroport gjysmë ore para nisjes suaj ose një orë para nisjes suaj. Nuk keni nevojë të shkoni në aeroport dy orë para.

Pasi të keni rezervimin tuaj dhe… keni të bërë check-inin… disa linja ajrore kanë check-in në linjë vetëm dy ditë para fluturimit dhe ka kompani të tjera që kanë check-in në linjë shumë ditë para nisjes suaj. Pastaj, pasi të keni bërë check-inin ose keni bërë rezervimin tuaj, do të vijë dita për të shkuar në aeroport. Ju shkoni në aeroport dhe ju shkoni… Ka dy seksione: seksioni i ardhjeve dhe seksioni i nisjeve. Seksioni i ardhjeve është seksioni kur shkoni dhe prisni për të afërmit tuaj ose për miqtë tuaj që po vijnë, kështu që është një … është pjesa kur njerëzit … ku njerëzit vijnë në këtë aeroport, por nëse doni të largohuni nga ky aeroport, ju duhet të shkoni në seksionin e nisjeve… seksionin e nisjeve… Duhet të shkoni atje dhe nëse nuk keni bërë check-inin online ju duhet të shkoni në tavolinën e check-init.

Pasi të bëni kontrollin, ju shkoni në kontrollin e sigurisë, i cili është kontrolli që kontrollon çantat dhe bagazhin tuaj, bagazhin tuaj … Pra, në këtë kontroll duhet të dini se pjesa e lëngjeve; uji dhe lëngje të tjera nuk lejohen. Për gjërat e makiazhit dhe për kremrat dhe gjërat e tjera që janë të lëngëta, ju duhet t’i vendosni ato në një qese plastike dhe t’i nxirrni nga çanta juaj dhe t’i vendosni në një të veçantë… në një kuti të veçantë, sepse do të keni kuti të ndryshme atje dhe do të vendosni pjesën e lëngshme (të gjërave) në një kuti, do të vendosni pjesët elektronike, pra telefonin tuaj, tabletën tuaj, laptopët tuaj, çdo gjë elektronike, orat; gjithçka do të vihet në një të veçantë… në një kuti të veçantë me pajisje elektronike dhe pjesa tjetër është bagazhi dhe çanta juaj.

Pastaj ju duhet të kaloni nëpër portën e sigurisë dhe nëse porta nuk bën zhurmë, kjo do të thotë që jeni në rregull, nëse porta… nëse porta bën një tingull bip, kjo do të thotë që ju keni disa gjëra metalike në trup, kështu që ndoshta ju keni harruar për të vënë … për të hequr orën tuaj ose ndonjë gjë tjetër metalike apo disa bizhuteri etj.

Pastaj pasi të bëni kontrollin e sigurisë, shkoni në … Ju duhet të gjeni portën tuaj. Porta jote është… është porta ku avioni juaj do të largohet. Pra, duhet të shkoni atje për ta gjetur dhe pastaj … numri i portës mund të gjendet në ekranet e mëdha që janë kudo në… në aeroport. Pra, pasi të shkoni… pasi të gjeni portën tuaj në ekranin e informacionit, duhet të ndiqni… shenjat për të shkuar te porta juaj dhe kur të shkoni te porta juaj. Duhet të prisni derisa të hapet porta … dhe pastaj … zonja ose zotëria do të kontrollojë… ekuipazhi… ekuipazhi i kabinës do të kontrollojë pasaportën tuaj dhe fletëhyrjen ose biletën tuaj. Nëse gjithçka është në rregull … dhe ata gjithashtu do të shohin bagazhin tuaj, nëse është mjaft i madh ose është më i madh se sa lejohet, dhe nëse keni një bagazh më të madh, atëherë duhet të paguani para shtesë. Dhe unë ju këshilloj që të jeni shumë të kujdesshëm, sepse nëse keni më shumë… një bagazh më të madh se normali… që lejohet, atëherë duhet të paguni shumë. Ndonjëherë kushton më shumë se sa një fluturim, sepse ka raste që mund të gjeni fluturime… Mund të gjeni një fluturim vajtje-ardhje për 20 euro dhe duhet të paguani për një çantë të vogël shtesë… Duhet të paguani 30 euro për shkak se kjo varet nga linja ajrore. Pra, duhet të jeni shumë të kujdesshëm me limitin e … bagazhit që keni, në mënyrë që të mos… për të mos paguar më shumë para se sa është e nevojshme. Pra, pasi të keni përfunduar gjithçka, ju hipni në aeroplan, gjeni vendin tuaj, i cili është shkruar në biletën tuaj dhe jeni gati për të fluturuar. Kjo është e gjithë procedura që duhet të ndiqni nëse shkoni në aeroport dhe duhet të udhëtoni diku me aeroplan.

Shpresoj se e keni kuptuar shumicën e gjërave që thashë, por sigurisht që ka shumë fjalë të reja në atë që kam shpjeguar, sepse ne… kemi mësuar “fjalorin” e aeroportit, sigurisht që do të keni disa vështirësi. Për më shumë informacion, ju duhet të shkoni në përshkrimin më poshtë dhe të shkoni në faqen time të internetit. Në faqen e internetit ju do të… Në faqen e internetit ju do të keni gjithçka të shkruar dhe të përkthyer. Gjithashtu ju duhet të aktivizoni transkriptet nën CC për të ndjekur atë që them gjatë videos.

Copyright © 2018-2022 | Si Të Mësoj Anglisht