RREGULLAT E SHQIPTIMIT NË ANGLISHT II
Rregullat e shqiptimit janë një nga pjesët më kryesore në mësimin e një gjuhe.
➡ Para se të nisim me rregullat e shqiptimit në anglisht, duhet të mësojmë rreth tingujve të zanoreve. Zanoret në anglisht kanë dy tinguj:
Tingulli i Shkurtër:
A – a
E – e
I – i
O – o/a/ou
U – ë
Tingulli i Gjatë:
A – ei
E – i:
I – aj
O – ou
U – ju/u
➡ Zanorja që gjendet në fund të fjalës (dhe para ka një bashkëtingëllore) shqiptohet me tingullin e saj të gjatë.
to go (shkoj)
to be (jam)
he (ai)
➡ Kur bashkëtingëlloret s dhe h gjenden bashkë, ato shqiptohen –sh.
wish (dëshirë)
show (shfaqje)
shape (formë)
Ka tre shqiptime:
➡ j
yellow (i verdhë)
young (i ri)
year (vit)
➡ aj
to try (provoj)
to cry (qaj)
my (im)
➡ i
baby (beb)
ability (aftësi)
responsibility (përgjegjësi)
➡ Kur bashkëtingëlloret c dhe h gjenden bashkë, ato shqiptohen –ç.
chair (karrige)
chicken (pulë)
torch (elektrik dore)
➡ Diftongu ea në shumicën e rasteve shqiptohet –i.
team (skuadër)
cream (krem)
➡ Diftongu ou ka tre shqiptime:
➡ au
ground (tokë)
round (i rrumbullakët)
➡ a
cousin (kushëri)
➡ ës (ous)
gorgeous (i mrekullueshëm)
➡ k/kw
queen (mbretëreshë)
equal (i barabartë)
➡ esque lexohet esk.
picturesque (piktoresk)
gigantesque (gjigant)
➡ ize (A)/ise (B) lexohet aiz.
to finalize/finalise (përfundoj)
to emphasize/emphasise (theksoj)
➡ Ic lexohet ik.
specific (specikif)
problematic (problematik)