RREGULLAT E SHQIPTIMIT NË ANGLISHT
Rregullat e shqiptimit janë një nga pjesët më kryesore në mësimin e një gjuhe.
➡ Para se të nisim me rregullat e shqiptimit në anglisht, duhet të mësojmë rreth tingujve të zanoreve. Zanoret në anglisht kanë dy tinguj:
Tingulli i Shkurtër:
A – a
E – e
I – i
O – o/a/ou
U – ë
Tingulli i Gjatë:
A – ei
E – i:
I – aj
O – ou
U – ju/u
➡ Kur kemi BZB, zanorja do të shqipëtohet si një tingull i shkurtër.
to cut (pres)
hat (kapelë)
to win (fitoj)
➡ Kur kemi BZB + E, zanorja do të shqipëtohet si një tingull i gjatë.
cute (i lezetshëm/i ëmbël)
hate (urrejtje)
wine (verë)
➡ Kur kemi BZZB, zanorja e parë do të shqiptohet si një tingull i gjatë, bashkëtingëllorja e dytë është e heshtur.
soap (sapun)
bean (fasule)
main (kryesore)
tree (pemë)
➡ Diftongu PH në anglisht lexohet f.
elephant (elefant)
nephew (nip)
pharmacy (farmaci)
➡ Dy zanore oo, shqiptohen ndonjëherë si ʊ e shkurtër dhe ndonjëherë si uː e gjatë.
ʊ (e shkurtër)
book (libër)
poor (i varfër)
look (shikim)
u (e gjatë)
food (ushqim)
school (shkollë)
pool (pishinë)
Bashkëtingëllorja c, shqiptohen si k, por ndonjëherë edhe si s.
c+a, c+o, c+u (k)
cat (mace)
cone (kon)
cube (kub)
c+e, c+i, c+y (s)
center (qendër)
city (qytet)
cycle (cikël)
➡ Prapashtesa –tion shqiptohet –shën (ʃən).
position (pozicion)
operation (operacion)
ambition (ambicie/qëllim)
➡ Prapashtesa –sion shqiptohet –zhën (ʒən).
conclusion (përfundim)
decision (vendim)
television (televizion)
➡ Kur a është e theksuar –able shqiptohet eibël (eɪbl).
table (tryezë)
➡ Kur a është e patheksuar –able shqiptohet ëbël (əbl).
acceptable (i pranueshëm)
reasonable (i arsyeshëm)
➡ Prapashtesa –ible shqiptohet –ëbël (əbl).
visible (i dukshëm)
responsible (përgjegjës)