7 Këshilla Për Të Mësuar Fjalë Të Reja

Pasurimi i fjalorit është një nga detyrat më parësore që do të kemi, sepse nëse nuk dimë fjalët, por dimë gramatikë, nuk mund ta përdorim gramatikën dhe nuk mund të shprehemi, por nëse dimë fjalë, dhe pak gramatikë, mund të shprehemi, mbase jo saktësisht, por ajo që duam do të kuptohet pak a shumë. Dhe pastaj gramatikën do ta mësojmë gradualisht. Më poshtë do të gjeni 7 këshilla për të mësuar fjalë të reja.

POR SI MUND T’I MEMORIZOJMË FJALËT?

Kjo është një nga pengesat që hasim më shpesh kur mësojmë një gjuhë. Në shkollë na kanë mësuar që një fjalë mësohet duke e shkruar atë shumë herë. Megjithatë kjo metodë nuk është shumë e efektshme, sepse memorizimi kërkon tepër kohë. Unë do t’ju këshilloj disa mënyra më efektive.

SI FILLIM ZBULONI SE CILA MËNYRË ËSHTË MË EFEKTIVE PËR JU

Disa njerëz mësojnë duke shkruar, disa mësojnë duke dëgjuar. Nëse mësoni duke shkruar, duhet të gjeni mënyra argëtuese se si të mësoni një fjalë. Nëse mësoni duke dëgjuar, mund ta dëgjoni atë fjalë shumë herë në fjalor në internet, dhe të ndërtoni fjali me atë fjalë.

MBANI NJË LISTË.

Gjithmonë mbani një fletore të vogël me vete ose telefonin tuaj dhe shkruani fjalët që nuk i dini. Sa herë që ndesheni me një fjalë që nuk e keni parë më parë shkruajeni në listë, dhe kur të keni kohë gjeni kuptimin e kësaj fjale. Gjatë kohës suaj të lirë, kur jeni duke pritur, jeni në autobus, etj shikojeni listën dhe përsëritini fjalët në mendjen tuaj, ose dhe me zë nëse është e mundur.

PËRDORINI FJALËT E REJA SA MË SHPESH TË JETË E MUNDUR.

Zakonisht njerëzit kanë prirjen të përdorin vetëm një numër të caktuar fjalësh, duke mos dalë nga zona e tyre e rehatisë, por kjo nuk është e frytshme. Një fjalë të re, duhet ta përdorim sa më shpesh të jetë e mundur, që ajo të bëhet pjesë e fjalorit tonë.

FILLONI TË MENDONI NË ANGLISHT.

Gjatë ditës ndaloni në një çast dhe filloni të mendoni në anglisht. Është shumë e rëndësishme, sepse kur të mendoni do t’ju mungojnë fjalë, kështu që ato fjalë mund t’i shkruani në listën tuaj dhe kur të keni kohë mund t’i përktheni. Kështu që fjalori juaj pasurohet edhe m shumë.

GJITHASHTU DUHET TË LEXONI SHUMË.

Në internet ka artikuj pa fund në anglisht, edhe për fillestarë. Duhet të filloni t’i lexoni këta artikuj dhe të nxirrni fjalët e reja, të cilat duhet t’i përsërisni deri sa të bëhen pjesë e fjalorit tuaj. Gjithashtu mundohuni të shikoni pak edhe strukturën gramatikore, pra si janë ndërtuar fjalitë, zgjedhuar foljet etj., që edhe ju t'i përdorni saktë në të ardhmen.

SHIKONI VIDEO NË YOUTUBE ME MATERIALE PËR NIVELIN TUAJ NË ANGLISHT.

Tani që jeni fillestarë, mund të shikoni video të shkurtra për fëmijë. Do mundohem që në çdo video të vendos dhe nga një lidhje me video me titra në anglisht, kështu që për fjalët e reja të cilat nuk i dini, mund t’i përktheni.

LUANI QUICE ME FJALOR.

Vocabtest, MerriamMerriam-Webster-Webster and Vocabulary.com janë disa faqe interneti që mund të përdorni. Mësimi është më argëtues me lojra.

MËSONI DUKE U PRAKTIKUAR ME NJËRI-TJETRIN.

Mund të lini koment dhe të gjeni dikë që është i interesuar të praktikojë anglishten me ju. Praktika është baza e mësimit të një gjuhe të huaj.

Copyright © 2018-2022 | Si Të Mësoj Anglisht