Koha e Kryer, Ever/Never, Yet/Just, Been/Gone
Present Perfect (Koha E Kryer) i referohet një veprimi, i cili ka ndodhur disa kohë para së tashmes.
Shembuj:
➡ He has done the homework (Ai i ka bërë detyrat).
➡ I have been to Spain (Unë kam qenë në Spanjë).
Nëse duam ta themi saktësisht kur ka ndodhur ky veprim, përdorim Past Simple.
Shembuj:
➡ I was in Spain last year (Unë isha në Spanjë vitin e kaluar).
➡ He did the homework 1 hour ago (Ai i bëri detyrat 1 orë më parë).
YES/NO QUESTIONS
- Have you been to Greece (Ke qenë në Greqi)?
- Yes I have/No I have not (haven’t) (Po kam qenë/Jo nuk kam qenë (s’kam)).
“Ever” përdoret në fjali pyetëse kurse “never” përdoret në fjali negative
➡ Have you ever been to the USA (Ke qenë ndonjëherë në SHBA)?
➡ I’ve never been to the USA (Nuk kam qenë asnjëherë në SHBA).
“Yet” përdoret në fjali pyetëse dhe negative, kurse “just” përdoret në fjali positive.
➡ Have you finished your project (E ke mbaruar projektin)?
➡ I haven’t finished the project yet (Nuk e kam mbaruar projektin ende).
➡ I have just finished it (Sapo e kam mbaruar projektin). (pak para çastit që ti flet)
“Have been” përdoret për të treguar që ke qenë dikur në jetën tënde diku, ndërsa “have gone” përdoret kur je ende në vendin për të cilin po flet.
➡ John has been to Switzerland (John ka qenë në Zvicër). (dikur)
➡ John has gone to Switzerland (John ka shkuar/është në Zvicër). (tani)
Copyright © 2018-2022 | Si Të Mësoj Anglisht