State Verbs, So Do I/Neither Do I
Është një grup i caktuar foljesh të cilat nuk mund të përdoren në Kohën E Tashme/Shkuar Të Vazhduar (Present/Past Continuous). Këto folje ndahen në disa kategori:
➡ Folje që shprehin opinione.
➡ Folje që shprehin pronësinë ose zotësinë.
➡ Folje që shprehin emocione dhe ndjenja.
➡ Folje që shprehin shqisat tona.
Në disa raste disa nga këto folje mund t’i shohim në Present/Past Continuous, por kur këto folje shprehin një veprimtari, jo një gjendje.
➡ She has a lot of money (Ajo ka shumë para). ▶ pronësi
➡ She’s having a bad day (Ajo po kalon një ditë të keqe). ▶ veprimtari
➡ I see what you mean (E kuptoj çfarë do të thuash). ▶ perceptim/kuptim
➡ I am seeing you tomorrow (Do të të shoh/takoj nesër). ▶ veprimatari
➡ So Do I – Përdoret për t’u pajtuar me mendimin e parafolësit, kur mendimi shpreh diçka pozitive. (Edhe unë)
– I like tea.
– So do I!
➡ Neither Do I – Përdoret për t’u pajtuar me mendimin e parafolësit, kur mendimi shpreh diçka negative. (As unë)
– I don’t like rain.
– Neither do I!
Jo gjithmonë përdoren me "do". Duhet të shohim çfarë folje ndihmëse ose gjysmë-ndihmëse ka fjalia paraardhëse.
– I can swim (Unë mund të notoj).
– So can I (Edhe unë)!
– I am not going there (Unë nuk do të shkoj atje).
– Neither am I (As unë)!
– I went there (Shkova atje).
– So did I (Edhe unë).
– I haven’t been there (Nuk kam qënë atje)!
– Neither have I (As unë)!