Koha E Tashme, Fjalia Dëftore, Shtetet

Fjalia Dëftore (Affirmative Statement)

Fjalia dëftore në anglisht është e ngjashme me fjalinë dëftore në shqip.


kryefjalë (subject) + folje (verb) + pjesët plotësuese (object)


Shembuj:

I am a girl. (Unë jam një vajzë.)

My cat is white. (Macja ime është e bardhë)

Koha E Tashme (Present Simple)


  • Koha e tashme tregon një fakt që është i vërtet për një kohë të gjatë ose është gjithmonë i vërtetë (Present Simple expresses a fact which is true for a long time or which is always true).

Example:

- She is a student (Fakt i vërtet për një kohë të gjatë)

- It snows in winter. (Bie borë në dimër.)

*Në anglisht, ndryshe nga shqipja, përemri vetor kur ka rolin e kryefjalës, nuk hiqet asnjëherë nga fjalia.

- “It snows in winter” dhe jo “Snows in winter”.


  • Shpreh një zakon (It expresses a habit).

Example:

- He smokes (Ai pi duhan).

- They play tennis everyday (Ata luajnë tenis çdo ditë).

Grammar (Gramatikë)

Koha e tashme formohet nga folja në formën e saj bazë pa “to”, vetëm në vetën e tretë njëjës ndryshon. Cilët janë këto ndryshime?

1. Shumica e foljeve në vetën e tretë njëjës marrin mbaresën “-s”.

listen => listens (dëgjoj)

meet => meets (takoj)

speak => speaks (flas)


2. Nëse folja mbaron me -s, -ss, -ch, -es, atëherë folja do të marrë mbaresën -es.

miss => misses (mungon)

finish => finishes (mbaroj)

watch => watches (shikoj)


3. Nëse folja mbaron me zanore atëherë në vetën e tretë ajo merr mbaresën -es.

go => goes (shkoj)

do => does (bëj)


4. Nëse foljet mbarojnë me zanore + -y, atëherë folja merr -s.

play => plays (luaj)


5. Nëse foljet mbarojnë me bashkëtingëllore + -y, atëherë -y bie dhe folja merr -ies

study => studies

fly => flies


6. Foljet e çrregullta

have => has

be => is

Copyright © 2018-2022 | Si Të Mësoj Anglisht