Good VS Well

“Good” dhe “well” shpesh herë ngatërrohen me njëra-tjetrën. Në këtë mësim do të qartësojmë përdorimin e secilës dhe ndryshimet mes tyre.

Good

Good” është një mbiemër, pra përshkruan një emër (njeri, kafshë, send, vend) ose një grup emëror.

I am a goodstudent.

➡ Gjithashtu “good” përshkruan një aktivitet, si është ky aktivitet; i mirë, i keq…

Doing exercises is good.

Smoking is not good.

➡ Kur përdorim foljen “to feel” (ndjej) të shoqëruar me mbiemrin “good” shprehim një gjendje emocionale.

I feel good.

➡ Pra me “good” tregojmë si është diçka, e mirë apo jo.

Well

Well” është një ndajfolje, pra “përshkruan” një folje, përshkruan veprimin që kryen një folje.

I studied wellfor this exam.

➡ Një tjetër përdorim i “well” është të përshkruajë veprimin e foljes, si është ky veprim; mirë, keq…

I don’t dance very well.

➡ Folja “feel” (ndjej) e shoqëruar me ndajfoljen “well” shpreh një gjendje shëndetësore.

He feels well.

Pra me “well” tregojmë si e bëjmë veprimtarinë, mirë apo jo.

Copyright © 2018-2025 | Si Të Mësoj Anglisht