Alfabeti Dhe Prezantimi
This is the English alphabet (Ky është alfabeti anglez)
A: Hello! My name is Paula. What is your name?
B: Hello Paula. My name is John. Where are you from?
A: I am from Albania. And you?
B: I’m from Italy. Nice to meet you Paula.
A: Nice to meet you too, John. Goodbye!
B: Bye!
A: Përshëndetje! Emri im është Paula. Si të quajnë ty?
B: Përshëndetje Paula. Emri im është John. Nga vjen ti?
A: Unë vij nga Shqipëria. Po ti?
B: Unë vij nga Italia. Gëzohem që u njohëm Paula!
A: Gëzohem gjithashtu, John. Mirupafshim!
B: Pafshim!
Si fillim në dialog vini re që folja “jam” gjendet në dy forma të ndryshme. Kjo për arsye se në anglisht kjo folje është e çrregullt dhe e ndryshon formën e saj gjatë zgjedhimit.
Por cilët janë përemrat vetor në anglisht?
I (unë)
he (ai)
she (ajo)
it (ai/ajo për objekte ose kafshë)
we (ne)
you (ti/ju)
they (ata)
Përemri i vetës së parë njëjës (unë), pra “I”, shkruhet gjithmonë me shkronjë të madhe.
Shembull:
– I am a girl. (Unë jam një vajzë.)
– He is a boy, but I am a girl. (Ai është një djalë, por unë jam një vajzë.)
Folja “jam” ka dhe formën e saj të shkurtër:
am = ‘m (I am from Albania/ I’m from Albania.)
is = ‘s (He is from Switzerland / He’s from Switzerland.)
are = ‘re (We are friends / We’re friends.)
Anglishtja ka një gramatikë goxha e thjeshtë nëse e krahason me gjuhë të tjera si gjermanishtja ose frëngjishtja. Përemrat pronor për shembull, kanë vetëm një formë, nuk ndryshojnë në rasa, apo gjini, pasi në anglisht këto kategori nuk ekzistojnë.
Përemrat në anglisht janë:
Shembuj:
My book is interesting. ➡ Libri im është interesant.
I like your book. ➡ Unë e pëlqej librin tënd.
(Pra siç e shikoni, në anglisht përemri “your” është njëlloj në të gjitha rasat, nuk e ndryshon formën e tij.)